Vrau të dashurën në Pogradec dhe i vuri zjarrin banesës, prokuroria çon në gjyq 31-vjeçarin

Vrau të dashurën në Pogradec dhe i vuri zjarrin banesës, prokuroria çon në gjyq 31-vjeçarin

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasin Ilirjan Selmani për veprën penale ‘Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’ parashikuar nga neni 79/e i Kodit Penal ndaj viktimës Kozeta Teço Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1064, viti 2025, rezultoi se në lagjen nr.1 në qytetin e Pogradecit kishte rënë zjarr në një banesë dhe dyshohej një viktimë, e identifikuar më vonë si shtetasja Kozeta Teço Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, ku u gjetën disa vatra zjarri, si dhe nga këqyrja e parë e kufomës, në trupin e së cilës u konstatuan shënja dhune. Ndërsa në tualetin e banesës, të vendosura në një qese mbeturinash u gjetën një dorezë thike, një teh thike, një...