Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari për krimin e dyfishtë
Një 30-vjeçar u dorëzua sot në Kalamata për vrasjen e dyfishtë në Finikounda – ku viktima mbteën pronari i një kampingu dhe punëtori me origjinë shqiptare. Sipas mediave të huaja, ndaj tij ishte në pritje një urdhër arresti ndërkombëtar, ndërsa ai akuzohet për bashkëpunim.Pak ditë më parë, nipi i pronarit 68-vjeçar të kampingut në Finikounda dhe një mik i tij biznesmen nga Athina u arrestuan pas urdhër-arresteve nga oficeri hetues në kuadër të hetimit për vrasjen e dyfishtë. Të dy akuzohen për nxitje të krimit.Mediat shkruajnë se, autoritetet ishin në kërkim të 30-vjeçarit, i cili është mik i biznesmenit të arrestuar, pasi dyshohet se është i përfshirë në këtë çështje. Ky është arrestimi i pestë, pasi përveç nipit dhe mikut të tij, janë arrestuar edhe...