Vrau pas një konflikti bashkëmoshatarin në Korçë, Prokuroria dërgon në gjyq 15-vjeçarin, të pandehur edhe babai dhe xhaxhai i autorit

Vrau pas një konflikti bashkëmoshatarin në Korçë, Prokuroria dërgon në gjyq 15-vjeçarin, të pandehur edhe babai dhe xhaxhai i autorit

Vrasja me thikë e një 15-vjeçari me inicialet E.Xh në fshatin Pirg të Korçës do të shkojë në gjyq, ndërsa i mituri i dyshuar si autor dhe familjarët e tij do të përballen me drejtësinë. Lajmi u bë i ditur nga prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm të Korçës sipas së cilës, i mituri me inicialet E.G akuzohet për veprën penale “‘Vrasje në rrethana cilësuese’ e parashikuar nga neni 79/a/ë i Kodit Penal Ngjarja ndodhi pasditen e 14 gushtit 2025, pranë lokalit “Amar”, ku dy bashkëmoshatarë u përfshinë në një konflikt që përfundoi tragjikisht. Prokuroria ka zbardhur dinamikën e ngjarjes në bazë të kqyrjes së pamjeve filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë së lokalit. Pamjet, sipas prokurorisë, tregojnë momentin e...