Vrau Florian Lamçen, Sanxhaktari kërkesë në gjykatë: Më linë të vuaj dënimin e mbetur në shtëpi!
Nga Elton Qyno – Syri.Net Teksa ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçme, Henrik Hoxhaj, fliste para gjyqtarëve për planin kriminal që kishin bërë me Nuredin Dumanin më 2020, për të vrarë kundrejt 200 mijë eurove Sokol Sanxhaktarin, ky i fundit nga burgu i Reçit ku vuan dënimin, ka kërkuar në gjykatën e Shkodrës, për të dalë nga qelia. Sokol Sanxhaktari, përmes një kërkese të depozituar më 25 nëntor 2025 pranë sekretarisë së Gjykatës së Shkodrës, ka kërkuar që dënimin e mbetur të mos e vuajë në ambientet e burgut por këtë pjesë të vijojë ta vuajë në ambientet shtëpiake. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se kërkesa e Sanxhaktarit është marrë në shqyrtim nga gjyqtari, Eni Naqellari dhe më konkretisht në objektin e...
Burimi:
syri.net