Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Një grua 32-vjeçare nga Irlanda e përshkruar si njerka “e keqe”, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e djalit katërvjeçar të të dashurit të saj, Mason O’Connell Conway. Babai i fëmijës, 36-vjeçari John Paul O’Connell, ishte dënuar më parë me shtatë vjet burg për rrezikim, neglizhencë dhe pengim të hetimeve, duke e ditur ose duke besuar se McGhee kishte vrarë fëmijën. Sipas raportimeve, gjykatësi Paul McDermott vendosi që McGhee, pa vendbanim të caktuar, të vuajë edhe katër vjet e gjashtë muaj burg për dy akuza të mizorisë ndaj fëmijëve gjatë javëve dhe muajve që çuan në vrasje. Dënimet do të zbatohen njëkohësisht me burgimin e përjetshëm. Gjatë gjyqit u bë e qartë se Mason kishte pësuar abuzime fizike për javë të tëra dhe ishte...