Vrau 57 vjeçarin me çekiç pas një parakalimi, Policia arreston 28 vjeçari

Vrau 57 vjeçarin me çekiç pas një parakalimi, Policia arreston 28 vjeçari

Andi Vokri, 28 vjeçari i akuzuar si autor i dyshuar i vrasjes me çekiç të Petrit Ndout, në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryqëzimin e Thumanës, është arrestuar nga Policia e Shtetit. Në pranga, kanë rënë dhe dy miqtë që ishin me të dhe u larguan pas krimit. Nga hetimet ka rezultuar se më datë 20.01.2026, rreth orës 01:00, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, në afërsi të urës së Bushneshit, këta tre shtetas, ndërkohë që qarkullonin në një automjet, janë konfliktuar verbalisht me Petrit Ndoun, i cili qarkullonte me automjetin e tij. Më pas, shtetasi Andi Vokri ka goditur me çekiç në kokë 57 vjeçarin, i cili si pasojë ka humbur jetën. Ndërkohë, dy miqtë e autorit, shtetasit L. G. dhe F. K,...