Vrau 48-vjeçarin pas sherrit të momentit, gjykata lë në burg Roland Derjajn

Vrau 48-vjeçarin pas sherrit të momentit, gjykata lë në burg Roland Derjajn

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Roland Puja Derjajn, autorin e vrasjes së Skerdilajd Isufit në Kavajë. Ngjarja ndodhi të shtunën në Kavajë, ku 48-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me mjet prerës. Viktima kishte shkuar te xhaxhai dhe kishte parkuar automjetin para banesës së 48-vjeçarit Deraj, i cili ka dalë nga banesa dhe i ka kërkuar viktimës të largojë makinën, çka ka sjellë nisjen e një konflikti verbal mes tyre. Gjatë debatit, viktima, dyshohet se i është përgjigjur në mënyrë të ashpër autorit. Në atë moment, Land Puja ka nxjerrë një mjet prerës (thikë) dhe e ka goditur viktimën dy herë në pjesën e zemrës.