Vrasje dhe plagosje në Tiranë, policia me njoftim zyrtar: Autorët janë identifikuar!
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për dy ngjarje që ndodhën brenda 10 minutash në kryeqytet, një plagosje dhe një vrasje. 31-vjeçari Egli Pashollari, i sulmuar me thikë pas një sherri në rrugën “Kongresi i Lushnjes” ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë edhe plagosja që ka ndodhur në një zonë tjetër të Tiranës, në Rrugën e Kavajës, po hetohet, ndërsa i lënduari 34-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia njofton se ka arrestuar autorët e të dyjave ngjarjeve. NJOFTIMI I POLICISË: -Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital. -Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se...
Burimi:
vizionplus.tv