Vrasja në Rinas/ Punësoi Muçi Shaljanin, pezullohet nga detyra drejtori i AMP-së Tiranë

Vrasja në Rinas/ Punësoi Muçi Shaljanin, pezullohet nga detyra drejtori i AMP-së Tiranë

Prokuroria e Tiranës ka pezulluar nga detyra drejtori i AMP-së i drejtorisë Tiranë, Gëzim Sala. Pezullimi i tij ka ardhur pasi ai ishte nën hetim për shpërdorim detyre pasi ka lejuar në shkelje të ligjeve punësimin e Muçi Shaljanit. Muçi Shaljani i njohur dhe me mbiemrin Sheqeri u plagos me një plumb në kokë gjatë atentatit në Rinas. Ai dhe Gilmando Dani nuk arritën t’iu mbijetonin plagëve dhe humbën jetën. Sipas Prokurorisë, Shaljani ishte punësuar prej afro 2 muajsh, si punonjës i AMP-së në funksion ndihmëspecialist në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale. Prokuroria provoi se dokumenti i gjendur tij ishte i falsifikuar pasi nuk rezultonte që AMP ta ketë pajisur me dokument. Më tej në njoftim theksohet se ai u punësua me një procedurë...