Vrasja në Kavajë, si nisi sherri/ Autori i kërkoi të largonte makinën, më pas i dha dy goditje fatale me…
Dalin në dritë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e së shtunës në Kavajë, ku humbi jetën 47-vjeçari Alket Isufi (i njohur në dokumente si Skerdilajd Isufi). Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Viktima kishte parkuar automjetin përpara banesës së shtetasit Land Puja, i cili ka dalë nga shtëpia dhe i ka kërkuar Isufit të largonte makinën. Kjo ka sjellë nisjen e një konflikti verbal mes dy burrave. Gjatë debatit, dyshohet se Alket Isufi i është përgjigjur në mënyrë të ashpër autorit. Në ato momente, Land Puja ka nxjerrë një mjet prerës (thikë) dhe e ka goditur viktimën dy herë në zonën e zemrës. Isufi është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve...
Burimi:
syri.net