Vrasja në Kavajë pas konfliktit për parkimin e makinës, bie në pranga autori i dyshuar
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit Skerdilajd Isufi në Kavajë, ngjarje që ndodhi pas konfliktit për parkimin e makinës. Në pranga ka rënë Land (Puja) Derjai, i cili pas sherrit dyshohet se goditi disa herë me thikë Skerdilajd Isufin, që ndërroi jetë pas plagëve të marra. “Goditi disa herë me mjet prerës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 48-vjeçar i cili si pasojë humbi jetën, Policia, pas disa orësh kërkimesh, lokalizoi, kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë) që autori dyshohet se përdori për të goditur 48-vjeçarin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe Forcat Operacionale të DVP Durrës, pas disa orësh kërkimesh e kontrollesh për kapjen...
Burimi:
javanews.al