Vrasja në Angli, ambasada publikon foton e shqiptarit në kërkim

Vrasja në Angli, ambasada publikon foton e shqiptarit në kërkim

Mbretëria e Bashkuar, përmes Ambasadës në Tiranë, kërkon ndihmën e Shqipërisë për arrestimin e Armando Markut, i cili akuzohet për vrasjen e shtetasit Hemaund Ali Hussain, krim i ndodhur në shtator të vitit 2019 në Hartlepool të Anglisë. Në njoftimin zyrtar, ambasada britanike ka publikuar foton e 26-vjeçarit shqiptar dhe reagimin e detektives së policisë së Klevelandit që ka hetuar këtë krim. “Do të dyfishojmë përpjekjet tona për të gjetur dhe arrestuar Armando Markun. Hetimet na bëjnë të besojmë se ai ka lënë Mbretërinë e Bashkuar dhe aktualisht ndodhet jashtë. Ne nuk do të ndalemi dhe do të përdorim të gjitha metodat e disponueshme për ta gjetur. Do ta nxisja të paraqitet dhe t’i dorëzohet autoriteteve lokale, pasi është vetëm çështje kohe para se policia...