Vrasja makabre e Martin Çeços, Apeli i Tiranës liron nga burgu tre të dyshuarit
Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur sot në 15 janar të ndryshojë masën e sigurisë për tre personat e dyshuar për vrasjen e 26-vjeçarit Martin Çeço, duke zëvendësuar “arrestin në burg” me “arrest shtëpie”. Burime nga drejtësia konfirmojnë se bëhet fjalë për V.M, kushëririn e tij E.M. dhe çobanin B.A, të cilët janë liruar nga paraburgimi, pasi Apeli ka konstatuar humbjen e fuqisë së masës së caktuar më 20 qershor 2022, për shkak të tejkalimit të afatit maksimal ligjor për qëndrimin në burg. Megjithatë, hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë. Vrasja e Martin Çeços ndodhi në qershor të vitit 2022, kur ai u qëllua për vdekje dhe më pas trupi i tij u hodh në rezervuarin e fshatit Kolanec, në Maliq, një...
Burimi:
javanews.al