Vrasja mafioze e Ardian Nikulajt, “The Sun”: Ekzekutimi i biznesmenit “kushtoi” 1.7 milionë paund
Videoja tronditëse e ekzekutimit të pamëshirshëm mund të dukej si një skenë nga një thriller i Hollivudit. Por kjo ishte një vrasje reale, kapitulli më i fundit i një gjakmarrjeje 30-vjeçare që tashmë ka sjellë tetë vrasje – dhe, çuditërisht, në qendër të këtij konflikti vdekjeprurës janë tani një grup britanikësh dhe bashkëpunëtorët e tyre. E gjithë masakra ka ndodhur në një rajon të largët të veriut të Shqipërisë, ku një kod i lashtë hakmarrjeje ende sundon. Megjithatë, vrasja e Ardianit ishte unike në historinë e gjatë dhe të përgjakshme të Shqipërisë, sepse për herë të parë u rekrutua një ekip i huaj vrasësish të dyshuar – nga Britania. Dhe ndërsa policia në Shqipëri druhet për më shumë gjakderdhje, faza e radhës e kësaj lufte...
Burimi:
javanews.al