Vrasja e taksistit shqiptar në Belgjikë,  si nisi debati me pasagjerët që përfundoi në krim: Viktima, baba i 3 fëmijëve

Vrasja e taksistit shqiptar në Belgjikë, si nisi debati me pasagjerët që përfundoi në krim: Viktima, baba i 3 fëmijëve

Autoritetet belge kanë rënë në gjurmët e autorëve të dyshuar për vrasjen e taksistit shqiptar, Marko Beka, një ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik disa ditë më parë. Policia ka vënë tashmë në pranga dy persona, të cilët mendohet se janë përgjegjësit kryesorë për vdekjen e 45-vjeçarit. ​Gazetari Fatos Mahmutaj në Belgjikë, në një intervistë për emisionin “Në Radio” të Andri Xhahut në Radio Tirana, raporton se ngjarja ndodhi në qytetin Geel, rreth 100 km larg Brukselit, një zonë e njohur për standardin e lartë të jetesës. Viktima, baba i tre fëmijëve, ishte zhvendosur në këtë qytet prej pak vitesh për një jetë më të mirë. ​Gjithçka nisi kur Beka mori katër pasagjerë në qendër të qytetit për t’i dërguar në periferi. “Siç duket,...