Vrasja e shqiptarit në Londër, policia kërkon kamerat e sigurisë dhe ndihmën e dëshmitarëve

Vrasja e shqiptarit në Londër, policia kërkon kamerat e sigurisë dhe ndihmën e dëshmitarëve

Policia Metropolitane e Londrës kërkon ndihmë për të zbardhur autorin e vrasjes së Lorik Abazit i cili humbi jetën pas një sulmi me thikë në zonën e Hesterman Way më 15 shkurt. 22 vjeçari shqiptar u gjet nga policia dhe Shërbimi Ambulancës së Londrës me plagë nga thika dhe u dërgua menjëherë në spital, ku pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ndërroi jetë. Hetuesit që po merren me vrasjen e Abazit u bëjnë thirrje të gjithë personave që kanë qenë dëshmitarë ose që kanë informacion për ngjarjen të dëshmojnë. Ata kanë kërkuar gjithashtu që çdo material filmik nga kamera sigurie (CCTV) apo kamera automjetesh që mund të ndihmojë hetimin Familja e tij e përshkroi Lorikun si “një djalë i kujdesshëm, i zgjuar, me një sens të...