Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 30 vite burg Leonard Dukën
Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për të pandehurit dhe të akuzuarit në lidhje me vrasjen e ish policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në vitin 2019. GJKKO ka dënuar me 30 vite burg Leonard Dukën. Ai u arrestua në shkurt 2024 në Belgjikë, ndërsa u ekstradua në Tiranë në gusht të po atij viti, për t’u përballur me drejtësinë. Ndërkaq, me nga 25 vite burg u dënuan Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku dhe Oltian Loga. Elis Duka, vëllai i Leonard Dukës, është shpallur i pafajshëm, pasi nuk u provua që ka kryer vepren penale. Më herët, për vrasjen e Malkos, i njohur si krahu i djathtë i Erivs Martinajt, janë dënuar në një proces të ndarë edhe Blendi Teta, me 25 vite burg dhe Ilir Selmani, me 26 vite burg. Si ndodhi ngjarja? Santiago Malko,...
Burimi:
opinion.al