Vrasja e Martin Çeços, avokati i dy të dyshuarve: Arresti në shtëpi, antikushtetues! Duheshin liruar fare!
Vetëm një ditë më parë, 15 janar 2026, Gjykata e Apelit të Tiranës, vendosi lirimin e tre të dyshuarve për vrasjen e Martin Çeços, duke i lënë në arrest shtepiak. Nevzat Tarelli, avokati i dy të dyshuarve, me inicialet V.M dhe E.M., në një reagim për mediat këtë të premte, 16 janar, lidhur me këtë çështje, është shprehur se ndryshimi i masës së sigurisë vjen për shkak të humbjes së fuqisë së afateve të paraburgimit. “Nuk është vendim për ndryshimin e masës së sigurimit por gjykata e Apelit ka konceptuar humbjen e fuqisë së paraburgimit që janë koncepte të ndryshme dhe ka korrigjuar vendimmarrjen e Gjykatës së Shkallës së Parë. Për dijeni të publikut e të të gjithëve, ligji procedurial penal parashikon një kohëzgjatje të...
Burimi:
javanews.al