Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

Vrasja e Komisarit Dritan Lamaj, Gjykata Kushtetuese rihap çështjen e Arben Frrokut

Gjykata Kushtetuese ka pranuar ankimin e Arben Frroku, duke vendosur rihapjen e procesit në këtë gjykatë. Me këtë vendim, Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin e saj të vitit 2018, kur kishte refuzuar të pranonte kërkesën e Frrokut. I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-komisarit Dritan Lamaj, Frroku ka kërkuar shqyrtimin e dosjes në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se gjatë procesit gjyqësor i janë shkelur të drejtat kushtetuese. Megjithatë, Gjykata nuk ka pranuar kërkesat e tjera të tij për shpalljen të pavlefshme të dënimit. Tashmë, në Kushtetuese do të shqyrtohet nëse në procesin penal ndaj tij janë kryer shkelje të të drejtave themelore apo jo. Frroku kishte kërkuar rihapjen e procesit gjyqësor dhe shfuqizimin si antikushtetues të vendimit nr. 73, datë 29.06.2015, të ish-Gjykata...