Vrasja e Kevin Muharremit natën e Shën Valentinit/ Autopsia: Një plumb e goditi në qafë

Vrasja e Kevin Muharremit natën e Shën Valentinit/ Autopsia: Një plumb e goditi në qafë

Nga Carlo Baroni, LA NAZIONE Pesë të shtënat u qëlluan në natën e përgjakshme të Shën Valentinit, kur, në orët e para të agimit, u vra Kevin Muharremi, 25 vjeç, nga Fucecchio, punëtor në një lavazh makinash. Ishte kulmi i përplasjes mes dy grupeve të rinjsh, përfundimi dramatik i një sherri që nisi në një pub në Montopoli dhe përfundoi në gjak në rrugën Via della Repubblica në Montecalvoli. Viktima – sipas asaj që mësohet – është goditur nga më shumë se një plumb nga ata të qëlluar me një Beretta 7.65: njëri prej tyre e ka goditur në qafë, aty ku është gjetur edhe predha. Raporti përfundimtar i ekspertit, doktor Marco Di Paolo (të cilit iu besua autopsia të premten e kaluar dhe që...