Vrasja e ish-policit Santiago Malko, gjykata jep vendimin: Dënohet me 30 vjet burg Leonard Duka

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, gjykata jep vendimin: Dënohet me 30 vjet burg Leonard Duka

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur sot vendimin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, i njohur edhe si krahu i djathtë i Ervis Martinajt. GJKKO ka dënuar me 30 vite burg Leonard Dukën, i shpallur fajtor për përfshirjen në vrasjen e ndodhur në vitin 2019 në Tiranë. Nga ana tjetwr vëllai i tij Erlis Duka shpallet i pafajshëm, kurse Fatmir Hyseni , në arrati  denohet me 25 vite burg.