Vrasja e Çajup Selimit/ Gjyqi për grupin e Laert Haxhiut, dëshmitari: Çajupi përndiqte gruan time, i telefononte natë e ditë

Vrasja e Çajup Selimit/ Gjyqi për grupin e Laert Haxhiut, dëshmitari: Çajupi përndiqte gruan time, i telefononte natë e ditë

Në gjyqin ndaj anëtarëve të grupit kriminal të Laert Haxhiu, para gjykatës kanë dëshmuar disa shtetas të thirrur nga prokuroria lidhur me ngjarje të ndryshme kriminale, mes tyre edhe vrasja e Çajup Selimi, e ndodhur më 1 qershor 2021. Dëshmitar në seancë ishte babai i Erisiano dhe Bujar Abedni, të dyshuar si pjesëmarrës në vrasje. Dëshmitari: Jam në dijeni të ngjarjes. Kam pasur nënën në spital kishte 20 ditë në spital dhe me datën 12 ndërroi jetë. Unë dhe vellai Bujari e vizitonim. Unë në atë kohe punoja me materiale ndërtimi në tepelenë. Tek punonte nusja te dyqani. Çajup Selimi shiste çemento afër dyqanit tonë. Me Çajupin kemi pasur probleme se i bënte telefon nuses time në çdo orë të ditës e të natës. Kemi...