Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez
Gjykata e Lezhës pritet të japë sot vendimin për shtetasin portugez Ruben Saraiva, akuzuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill 2023. Më 3 mars Prokuroria e Lezhës dha pretencën, duke kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin portugez. Seanca gjyqësore është planifikuar të mbahet në orën 14:00, ndërsa vetë Saraiva ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në këtë ngjarje. Ngjarja e rëndë ndodhi brenda lokalit te viktimes në Shëngjin, ku Ardian Nikulaj u qëllua për vdekje. Sipas prokurorisë, atentati nuk ishte i rastësishëm, por i planifikuar në detaje, me Saraivën që dyshohet se ka pasur rol vendimtar në realizimin e tij. Nga hetimet, rezultoi se vrasja ishte porositur nga Edmond Haxhia. Ruben Saraiva luajti rolin e ekzekutorit, ndërsa britanikët, Stephen Hunt, Thomas Mithan,...
Burimi:
javanews.al