Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla/ Gjykata e Apelit lë në burg ish-ortakun e tij

Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla/ Gjykata e Apelit lë në burg ish-ortakun e tij

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg, Xhino Agon. Kjo duke lënë në fuqi vendimin e 5 dhjetorit  të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Elbasan. Ago dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Mondi Mëhallës. Sipas burimeve, Apeli ka ndryshuar vetëm një pikë të vendimit. Gjykata e ka shpallur të paligjshëm arrestimin në flagrancë të Xhino Agos. Kjo me argumentin se ai nuk është prangosur në kushtet e flagrancës. Si ndodhi ngjarja?  Mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover. Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Viktima sapo kishte dalë nga...