Vrasja e 25-vjeçarit Kevin Muharremi/ Mediat italiane nxjerrin detaje: Arma ishte vjedhur në vitin 2024

Vrasja e 25-vjeçarit Kevin Muharremi/ Mediat italiane nxjerrin detaje: Arma ishte vjedhur në vitin 2024

Hetimet për vrasjen e 25-vjeçarit Kevin Muharremi vijojnë intensivisht, ndërsa autoritetet po hedhin dritë mbi rrethanat e krimit të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 14 shkurtit në Montecalvoli. La nazione shkruan se viktima ishte punëtor në një lavazh automjetesh dhe banues në Fucecchio, i cili u qëllua për vdekje pas një konflikti që kishte nisur në një lokal nate. Në pranga për ngjarjen ndodhet një 20-vjeçar shqiptar, Renato Xyke, i cili akuzohet si autori i vrasjes. Ai është marrë në pyetje nga hetuesit dhe ka pranuar se ka qëlluar, ndërsa pritet të pyetet sërish në vijim të hetimeve, për shkak të provave dhe dëshmive të reja të mbledhura. Sipas hetimeve paraprake, gjatë natës janë qëlluar pesë plumba me një pistoletë gjysmë automatike Beretta 7.65,...