Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar me thikë në zemër, arrestohen katër persona, mes tyre edhe autori i mitur

Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar me thikë në zemër, arrestohen katër persona, mes tyre edhe autori i mitur

Policia greke ka arrestuar 4 persona pas vrasjes së 17-vjeçarit shqiptar dhe plagosjes së një 19-vjeçari. Mes të arrestuarve është edhe autori i dyshuar i vrasjes, gjithashtu 17 vjeç. Aleks Vangjeli, 17 vjeç, humbi jetën si pasojë e goditjeve me thikë. Sipas informacioneve,vëllai i 17-vjeçarit e dërgoi të miturin në spital, por ai ishte tashmë i vdekur. Në të njëjtën kohë, paraditen e së premtes, një 19-vjeçar, mik i 17-vjeçarit, u dërgua në të njëjtin spital i plagosur me thikë dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale. Sipas raportimeve, grupi i viktimës ishte takuar me grupin e autorit të dyshuar për të “zgjidhur” një vjedhje që kishte ndodhur disa kohë më parë, pa u sqaruar ende roli i secilit në këtë çështje. Një mjek nga Spitali i...