Vrasja dhe hedhja e trupit të Martin Çeços në rezervuar, dalin nga burgu 3 të akuzuarit, Tina Pajollari ende në qeli

Vrasja dhe hedhja e trupit të Martin Çeços në rezervuar, dalin nga burgu 3 të akuzuarit, Tina Pajollari ende në qeli

Dalin nga burgu tre të arrestuarit për vrasjen e Martin Çeços Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurisë për tre nga të akuzuarit për vrasjen e 26-vjeçarit Martin Ceco në Korçë. Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Bleti Angjo janë liruar nga qelia, pasi masa e sigurisë ndaj tyre është ndryshuar nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Ndërkohë, për Tina Pajollarin, gjykata ka vendosur vijimin e masës së sigurisë arrest me burg. Çështja vijon të jetë në proces gjyqësor./vizionplus.tv