Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Vodhi me dhunë para duke terrorizuar shitësen me thikë, kapet autori i grabitjes së marketit në Yzberisht
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Intervent”, duke arrestuar autorin e dyshuar të një vjedhjeje me dhunë të ndodhur një ditë më parë në një market në zonën e Yzberishtit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas veprimeve intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes, kanë identifikuar dhe kapur në Rrugën e Qelqit shtetasin E. T. (T), 40 vjeç, banues në Tiranë. Ai dyshohet se ka vjedhur një shumë parash nga marketi, duke kanosur me thikë punonjësen e biznesit. Sipas policisë, i arrestuari rezulton me precedent penal për vjedhje me dhunë. Gjatë ngjarjes, punonjësja e marketit është dëmtuar në dorë nga mjeti prerës, në momentin kur ka tentuar të ndalojë autorin. Ajo ka marrë ndihmë mjekësore dhe më pas është larguar nga...