Vlorë/ Kapet 25-vjeçari me armë dhe drogë, arrestohet edhe pasagjeri në makinë me të

Vlorë/ Kapet 25-vjeçari me armë dhe drogë, arrestohet edhe pasagjeri në makinë me të

Policia e Vlorës arrestoi një 25-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri në një automjet në Babicë të Madhe. Gjatë kontrollit iu gjet një pistoletë me 5 fishekë, ndërsa në banesë iu sekuestruan edhe 20 fishekë të tjerë, një sasi kanabisi dhe një maskë plastike. Në pranga u vu edhe pasagjeri 25-vjeçar për moskallëzim krimi. Policia sekuestroi gjithashtu 4 celularë dhe automjetin, ndërsa hetimet vijojnë për përfshirje të mundshme në ngjarje të tjera kriminale. Njoftimi i policisë: Vlorë / Vijojnë goditjet kundër armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 25-vjeçari edhe një shtetas tjetër për moskallëzim krimi. Sekuestrohen armë zjarri (pistoletë), municion luftarak, lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, maskë plastike, 4 aparate celularë dhe një...