Vlora në TERR/ Punimet e UKT dëmtojnë rrjetin elektrik, lagjja ‘Pavarësia’ mbetet pa energji
Një prej firmave të ndërtimit e cila po punon në qytet për vendosjen e linjave të reja të ujit të pijshëm ka lënë të gjithë lagjen "Pavarësia" në Vlorë pa energji elektrike. Siç mësohet përgjatë punimeve kjo firmë ka dëmtuar linjën kryesore të transmetimit të energjisë elektrike për lagjen Pavarësia duke lënë me qindra banesa në terr të plotë. Ndërkohë në terren janë thirrur punonjës të OSHEE të cilët prej disa orësh po punojnë për riparimin e defektit dhe kthimin e energjisë në zonë.
Burimi:
syri.net