‘Vjedhje, falsifikim parashë dhe dhunë në familje’/ Ndalohen 5 persona në Tiranë, mes tyre dhe një gjeorgjian

‘Vjedhje, falsifikim parashë dhe dhunë në familje’/ Ndalohen 5 persona në Tiranë, mes tyre dhe një gjeorgjian

Në prangat e policisë së Tiranës kanë rënë 5 persona për vepra të ndryshme penale, ku mes tyre dhe një shtetas gjeorgjian. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Tiranë/ Finalizohet operacioni i koduar “Lista”. Të kërkuar për vjedhje me dhunë, vjedhje, falsifikim kartëmonedhash dhe dhunë në famlije, ndalohen 5 shtetas, ndër ta, një shtetas gjeorgjian. Si rezultat i kontrolleve sistematike, të mbeshtetura te puna operative, me objektiv lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar për veprimtari kriminale të ndryshme, struktura në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Lista”. Në kuadër të këtij operacioni: -shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 6 dhe Nr. 3, në vijim të operacionit “Reaction”, kapën shtetasin G. L., 35 vjeç...