Viktima e parë nga përmbytjet, gjendet i pajetë 54-vjeçari në Durrës, u mor nga rrjedha e ujit

Viktima e parë nga përmbytjet, gjendet i pajetë 54-vjeçari në Durrës, u mor nga rrjedha e ujit

Një person është gjetur pa shenja jete, i dyshuar i mbytur, në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit. Ngjarja është regjistruar në orët e fundit, duke ngritur menjëherë alarmin e autoriteteve. Forca të Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit dhe identifikimin e viktimës. Bëhet fjalë për 54-vjeçarin me iniciale A.H. Njoftimi i policisë: Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit. Grupi hetimor...