Vijojnë problemet në aksin Maliq-Lozhan-Strelcë, rrëshqitjet e dherave dëmtojnë rrugën, rrezik për qarkullimin e mjeteve
Vijojnë problemet në aksin rrugor Maliq–Lozhan–Strelcë, si pasojë e rrëshqitjeve të dherave. Në disa pjesë të këtij aksi janë shfaqur çarje në trupin e rrugës ndërsa në pjesët anësore ka pasur rrëshqitje dherash që kanë dëmtuar strukturën duke rritur rrezikun për qarkullimin e mjeteve. Situata ka ngritur shqetësime mbi qëndrueshmërinë e punimeve dhe sigurinë në këtë aks pasi vetëm tre ditë më parë ky aks pësoi dëmtime të mëdha në kilometrin e 13 me dëmtimin e barrierës mbrojtëse dhe rrëshqitjen e dherave në trupin e rrugës.
Burimi:
javanews.al