VIDEO+FOTO/ Dita e tretë e protestës, kamionët bëhen radhë në Qafë-Thanë! Ja si paraqitet gjendja në kufi dhe sa do zgjasë

VIDEO+FOTO/ Dita e tretë e protestës, kamionët bëhen radhë në Qafë-Thanë! Ja si paraqitet gjendja në kufi dhe sa do zgjasë

Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, më e madhja në juglindje të vendit që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, kamionët vijojnë të qëndrojnë të bllokuar për shkak të protestës në ditën e tretë të saj. Kryesisht bëhet fjalë për mjete të tonazhit të rëndë me targa të Maqedonisë së Veriut. LEXO EDHE: Shoferët e kamionëve në 3 shtete të Ballkanit bllokojnë kalimet kufitare, kundër sistemit të ri digjital të BE-së Bllokada është planifikuar të zgjasë rreth 7 ditë, ndërsa nëse kërkesat nuk plotësohen, Shoqata e Kamionistëve ka paralajmëruar mundësinë e zgjatjes së protestës. [kamionet] Situata në doganën e Qafë Thanës vijon të jetë normale dhe pa problematika. Në palën maqedonase kamionët vijojnë të jenë të vendosur në radhë.