VIDEO/ Zjarri përfshin kodrat e Sherishtit në Vlorë, digjen ullinjtë
Një zjarr ka përfshirë në mesditën e sotme kodrat e fshatit Sherisht në Vlorë, duke rrezikuar edhe parcelat me ullinj të banorëve të zonës. Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era, duke hyrë në disa parcela bujqësore dhe duke djegur disa rrënjë ulliri. Për shkak të erës dhe terrenit të vështirë, zjarri ka vijuar të përparojë dhe aktualisht rrezikon të përhapet edhe në parcela të tjera me ullinj në fshat, si dhe në zona të afërta me pyje. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Burimi:
syri.net