Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
VIDEO- Zjarri në Durrës, reagon policia: U dogjën disa autobusë të vjetër
Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me zjarrin që ra në një parking në sektorin “Rinia” në Durrës, ku u dogjën disa autobusë. Sipas policisë, rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15, Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, ka rënë zjarr në ambientet e parkimit të autobusëve, ku si pasojë janë përfshirë nga flakët disa autobusë të vjetër. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, të cilat punuan për shuarjen e plotë të zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.