VIDEO-Tragjike në Klos, makina bie në përrua/ Shoferin dyshohet se e mori rrjedha e ujit

VIDEO-Tragjike në Klos, makina bie në përrua/ Shoferin dyshohet se e mori rrjedha e ujit

Një aksident tragjik është shënuar pak pas mesnatës në Klos. Një makinë ka rënë në një përrua. Siç duket nga këto pamje, mjeti ka rënë në mes të përroit duke shkaktuar dëmtime të mëdha mbi mjet dhe zhdukjen e drejtuesi të mjetit, 30-vjeçarit J.K. Ky i fundit rezulton i humbur. Ende nuk dihet nëse i riu udhëtonte i vetëm apo ka pasur edhe persona të tjerë. Dyshohet se 30-vjeçarin e ka marrë rrjedha e përroit. Policia dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje.