VIDEO / Trafikonin armë nga Kosova dhe i shisnin në Tiranë, goditet grupi kriminal: 4 të arrestuar

VIDEO / Trafikonin armë nga Kosova dhe i shisnin në Tiranë, goditet grupi kriminal: 4 të arrestuar

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që shiste armë zjarri në Tiranë. Për këtë arsye, u finalizua operacioni i koduar “Lockdown”, për të cilin, u deshën 2 muaj hetim me metoda proaktive. Policia njoftoi se janë arrestuar në total katër persona dhe sekuestruar disa armë. “Në kuadër të operacionit bazuar në informacionet e siguruara nga hetimi për disa shtetas që dyshohej se trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë, me qëllim shitjen, janë vënë në pranga shtetasit: G. N., 39 vjeç, R. R., 48 vjeç, K. C., 49 vjeç dhe A. C., 45 vjeç, banues në Tiranë”, njoftoi policia. Nga hetimet rezultoi se këta persona i siguronin armët kryesisht nga Kosova. Pasi i sillnin në Tiranë, ata i modifikonin dhe magazinonin në...