VIDEO / Terrorizoi bankën në Tiranë me armë, momenti kur autori nga Gramsi prangoset nga Policia

VIDEO / Terrorizoi bankën në Tiranë me armë, momenti kur autori nga Gramsi prangoset nga Policia

Ky është momenti kur personit që tentoi të grabiste një bankë në Tiranë iu vunë prangat nga policia. Ngjarja ndodhi paraditen e së enjtes në Rrugën e Kavajës, ku 58-vjeçari Bardhyl Fusha hyri në ambientet e një banke me qëllim grabitjen e saj dhe qëlloi me armë zjarri në dysheme. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur shtetas të lënduar. Policia ndërhyri menjëherë pas marrjes së njoftimit bëri të mundur kapjen e autorit të dyshuar, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.