VIDEO/ Të paketuara në kuti kartoni… DALIN PAMJET – Ja si i trafikonin armët nga Kosova në Tiranë grupi kriminal (EMRAT)

VIDEO/ Të paketuara në kuti kartoni… DALIN PAMJET – Ja si i trafikonin armët nga Kosova në Tiranë grupi kriminal (EMRAT)

Një grup kriminal që trafikonte armë dhe municion luftarak nga Kosova, është goditur nga Policia e Tiranës. Sipas njoftimit zyrtar, grupi kriminal merrej me shitjen e armëve të zjarrit në Tiranë, ndërsa në pranga janë vënë katër shtetas, banues në Tiranë: Gloris Nezaj, 39 vjeç; Rezarto Rumi, 48 vjeç; Kelvin Caushi, 49 vjeç dhe Ardian Caushi, 45 vjeç. Nga hetimet rezulton se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri nga Kosova, i sillnin ato në Tiranë, ku më pas armët modifikoheshin dhe magazinoheshin në një ambient të përshtatur në zonën e Selitës. Pikërisht aty është zbuluar edhe vendi ku kryhej montimi dhe ruajtja e armëve. Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientin e përshtatur dhe në banesat e të arrestuarve, shërbimet e Policisë sekuestruan 8 armë zjarri, konkretisht...