VIDEO/ Situatë problematike në aksin Qukës-Qafë Plloçë, dherat pushtojnë rrugën

VIDEO/ Situatë problematike në aksin Qukës-Qafë Plloçë, dherat pushtojnë rrugën

Vijon situata problematike në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë. Këtë të mërkurë një automjet u godit nga një masiv dherash në momentin e daljes nga tuneli, ndërsa aktualisht janë evidentuar rrëshqitje të tjera dherash, të cilat kanë bllokuar njërën prej korsive të qarkullimit. Vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes, rreth një muaj më parë, ishte shembur një masiv shkëmbor, duke detyruar autoritetet të hapnin një bypass për qarkullimin e mjeteve. Edhe tani, qarkullimi vijon vetëm në një korsi, ndërsa rrëshqitjet e dherave raportohen përgjatë gjithë aksit rrugor. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, pasi situata mbetet e paqëndrueshme, sidomos në kushtet e reshjeve të shiut, ndërsa pritet ndërhyrja për pastrimin dhe sigurimin e plotë të rrugës.