VIDEO/ Shoferi që shpëtoi në Dragostunjë: Shyqyr që nuk kisha makina pas, mu shemb mali para syve

VIDEO/ Shoferi që shpëtoi në Dragostunjë: Shyqyr që nuk kisha makina pas, mu shemb mali para syve

‘Shyqyr që nuk kisha makina pas dhe ika, sepse mu shemb mali para syve.’ Safet Duka ishte shoferi i parë që ditën e djeshme u përball me gurët e shembur nga mali në Dragostunjë. Gjatë dëshmisë së dhënë për SYRI-n, ai është shprehur se ishte duke udhëtuar me mamanë e tij në drejtim të spitalit të Librazhdit për një vizitë, por fatmirësisht i shpëtoi tragjedisë që mund te kishte ndodhur. Ai tregon se momentet e para ishin tmerruese, por fatmiresisht nuk pati demtimë fizike ndërkohë që makina ka pësuar disa dëmtime. ‘Isha i pari, dhe këta po shembeshin. Përpara vinin disa gurë të vegjël dhe më pas erdhën të mëdhenjtë. Shyqyr që nuk kisha makina nga pas. Menjëherë i dhashë makinës pas dhe u shemb...