VIDEO-Shkëndija në sistemin motorik “shkrumbon” makinën, ngjarja në aksin Milot-Mamurras
Përfshihet nga flakët një makinë, në autostradën Milot- Mamurras. Ngjarja ka ndodhur ndërsa automjeti ka qenë në lëvizje. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Ndonëse zjarrfikësit e Kurbinit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, automjeti është shkrumbuar totalisht. Shkak dyshohet një shkëndije në sistemin motorik.
Burimi:
javanews.al