VIDEO/ Shitje droge dhe lojëra fati, arrestohen 4 persona në Tiranë
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë finalizoi operacionin e koduar “Masive”, i cili zhvillohej gjatë 24 orëve të fundit me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe organizimit të lojërave të fatit. Gjatë këtij operacioni, u evidentuan dy raste të shitjes së lëndëve narkotike (Ekstazi, Kokainë dhe Cannabis Sativa), si dhe dy subjekte ku shiteshin këto lëndë dhe zhvilloheshin lojëra fati. Nga hetimet u identifikuan 7 shtetas të përfshirë, ndërsa 4 prej tyre u vunë në pranga. Në kuadër të masave të ndërmarra: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, arrestuan shtetasit E. A., 37 vjeç, R. Gj., 29 vjeç dhe A. Th., 34 vjeç. E. A. iu gjetën në automjet dhe në banesë sasi...
Burimi:
syri.net