VIDEO/ ‘Ra në krye të detyrës’, familjarët e punonjësit të bashkisë Durrës përgënjeshtrojnë kryetaren Sako

VIDEO/ ‘Ra në krye të detyrës’, familjarët e punonjësit të bashkisë Durrës përgënjeshtrojnë kryetaren Sako

Familjarët e Astrit Hysenajt, punonjësit të komunales në Durrës, i cili humbi jetën pasi dyshohet se e mori rrjedha e ujit teksa ishte në punë gjatë ditëve kritike të përmbytjeve, kanë folur për mediat dhe kanë bërë thirrje që ai të njihet si person i rënë në detyrë, duke përgënjeshtruar kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako. ‘Ne kërkojmë që ai të njihet që ky ka rënë në krye të detyre. Ato që i takojnë sipas ligjit’, thonë të afërmit e tij. ‘Me anë të disa kamerave, gjetëm qe deri në orën 8:25 e mëngjesit ai ka qenë duke punuar. Siç e tregojnë edhe pamjet, ka qenë duke mbledhur letra në ujë. Pas kësaj ore nuk kemi informacion, mendojmë se e ka marrë rryma e ujit. Në...