VIDEO/ Qytetari fierak i përplas derën në fytyrë, dy venezuelianet thërrasin policinë

VIDEO/ Qytetari fierak i përplas derën në fytyrë, dy venezuelianet thërrasin policinë

Dy shtetase venezueliane janë konfliktuar pasditen e sotme me një qytetar fierak, i cili pas zënkës i ka përplasur derën në fytyrë njërës prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Konferenca e Pezës’ ndërkohë që paraprakisht mësohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Venezuelianet ato kanë kërkuar ndihmën e policisë e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur sqarimin e rrethanave të rastit.