VIDEO/ Punonjësi i Bashkisë Vlorë Alket Hila sulmoi gazetarin e SYRI-t gjatë protestës, tenton t’i marrë mikrofonin

VIDEO/ Punonjësi i Bashkisë Vlorë Alket Hila sulmoi gazetarin e SYRI-t gjatë protestës, tenton t’i marrë mikrofonin

Një ngjarje e paprecedentë u shënua paraditen e sotme në qytetin e Vlorës. Alket Hila, punonjës i Bashkisë së Vlorës, sulmoi fizikisht gazetarin e SYRI-t, Gentjan Këllçiu, i cili po pasqyronte protestën e punonjësve të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike të qytetit bregdetar. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, teksa gazetari i SYRI-t po raportonte live protestën. Sipas dëshmisë së Gentjan Këllçiut, situata u përshkallëzua në mënyrë të papritur dhe të dhunshme. 33 vjeçari ka tentuar t'i  rrëmbejë mikrofonin nga duart dhe këtu situata është përshkallëzuar.  ‘Isha duke pasqyruar protestën e punonjësve të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, kur papritmas erdhi dhe më rrëmbeu mikrofonin nga duart, duke tentuar ta largojë me forcë. Nuk e lash dhe nga tensioni situata eskaloi. Pas kësaj, u kërcënova dhe u godita. Kërkova menjëherë ndihmën e policisë’,...