Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
VIDEO-Parandalohet ngjarja e rëndë, sërish grupe të miturish konfliktohen me thika nëpër duar: Eja pas mësimit ‘sqarohemi’
Konfliktet mes nxënësve të shkollave të mesme vijojnë të përsëriten, duke marrë përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Një rast i tillë është shënuar edhe të premten, ku një përplasje mes adoleshentëve nga zona e Vau Dejës ka alarmuar banorët dhe autoritetet. Sipas të dhënave, pas përfundimit të orëve të mësimit, nxënësit kishin lënë takim për të “sqaruar” konfliktet mes tyre pranë vendqëndrimit të furgonëve me të cilët udhëtojnë drejt shkollës dhe në kthim. Në pamjet filmike të siguruara, shihen dy grupe adoleshentësh që fillimisht përplasen me grushte, ndërsa më pas njëri prej tyre shfaqet duke mbajtur në dorë një mjet prerës, raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani. Në video, adoleshenti nxjerr thikën, mbulon kokën me kapuç dhe tenton të sulmojë grupin rival. Fatmirësisht, nga kjo përplasje nuk ka pasur persona të plagosur...