Video/ Momenti kur i riu i vë flakën makinës së 26-vjeçares, arrestohet në Tiranë

Video/ Momenti kur i riu i vë flakën makinës së 26-vjeçares, arrestohet në Tiranë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dy ditë më parë kishte  djegur makinën e një 26-vjeçareje, sikurse shihet edhe nga pamjet. Sipas policisë, i ri e ka kryer këtë veprim për shkak të një konflikti të mëparshëm me familjarë të vajzës. Njoftimi i Policisë Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fire Trail”. Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti, ndodhur dy ditë më parë. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 26-vjeçare, në orët e para të datës 06.03.2026 në rrugën “Theodhori Bej”, për motive të dobëta. Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 02:00, të datës 06.03.2026, në rrugën “Theodhori Bej”, ishte djegur automjeti tip “Peugeot” në pronësi te shtetases M. T., 26 vjeçe, shërbimet e...