VIDEO/ Merr flakë një banesë në Orikum, dyshohet për defekt teknik
Një zjarr ka rënë në një banesë në Orikum, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Sipas informacionit paraprak, dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti teknik. Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit. Autoritetet konfirmojnë se nuk ka persona të lënduar, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
syri.net